Kuçi: KFOR dhe EULEX të bëjnë më shumë për veriun
Prishtinë, 24 prill - Dy misionet ndërkombëtare, KFOR dhe EULEX, duhet të bëjnë më shumë për të përmbushur misionin e tyre për të garantuar siguri në gjithë territorin e Kosovës, vlerësojnë zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të partive politike.
Zv/kryeministri Hajredin Kuçi ka thënë për Tribuna Shqiptare, se gjendja në veri të Kosovës është e rëndë, prandaj KFOR-i dhe EULEX-i duhet të bëjnë më shumë për qetësuar situatën.
Por Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, vlerëson se kur qeveria nuk angazhohet, është normale që edhe KFOR-i dhe EULEX-i të mbajnë një qëndrim neutral.