Kuçi inkurajon Gjykatën e Auditorëve për bashkëpunim
Prishtinë, 14 shkurt - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim një delegacion të Gjykatës Evropiane të Auditorëve, të kryesuar nga Gijs de Vries, anëtar i kësaj gjykate.
Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me ato të Bashkimit Evropian, me misionin e EULEX-it dhe Zyrën e BE-së, përderisa fokusi kryesor i auditorëve evropian ishte auditimi i shpenzimet të institucioneve evropiane për sundim të ligjit, të cilat veprojnë në Kosovë.
Nga ana tij, Zëvendëskryeministri Kuçi shprehu mirënjohje e tij për bashkëpunimin me institucionet e BE-së dhe kërkoi të jenë me aktive për angazhimet e përbashkëta për shtirjen e sovranitetit në veri të Kosovës, po ashtu, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Bordi i Përbashkët për Sundimin e Ligjit, i kryesuar nga Zëvendëskryeministri Kuçi dhe Shefi i EULEX-it, de Marnak, po funksionon kënaqshëm dhe është në funksion të fuqizimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.
Gjithashtu u diskutua për liberalizimin e vizave dhe u shpreh nevoja imediate që Kosovës ti jepet udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.