Kuçi ftohet në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor në Britani
Prishtinë, 30 shtator - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pranuar ftesën nga Ministri i Drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor në Angli dhe Uells.
Samiti mbledh krerët e drejtësisë në botë, duke përfshirë këtu ministra të drejtësisë të Evropës dhe botës, gjyqtarë të gjykatave ndërkombëtare, avokatë e kontribuues të shquar të drejtësisë në botë.
Gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, Ministri Kuçi do të zhvilloj takime me zyrtarë të sistemit të drejtësisë dhe përfaqësues të institucioneve tjera.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum paraqet një avancim të raporteve në fushën e drejtësisë jo vetëm të marrëdhënieve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar por edhe rast i mirë për të ngritur praninë në fushën ndërkombëtare të drejtësisë.