Kuçi ftohet në Beograd
Prishtinë, 7 qershor - Përfaqësuesit ndërkombëtarë i janë rikthyer mundësisë së shkëmbimit të vizitave të drejtpërdrejta mes Kosovës dhe Serbisë.
Një delegacion i Qeverisë së Kosovës mund të qëndrojë në Beograd për të shënuar kështu vizitën e parë shtetërore të Kosovës në kryeqytetin serb.
Burime të gazetës Tribuna kanë shpjeguar se delegacioni do të ishte i nivelit që ka diskutuar planin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe do të kryesohej nga zv/kryeministri Hajredin Kuçi.
Vizita, e cila është diskutuar në Bruksel dhe është propozuar nga Beogradi, është mirëpritur nga pala kosovare me disa kushte. Sipas burimeve të gazetës, pala kosovare ka kërkuar që ftesa të jetë e nivelit të njëjtë, pra të bëhet nga zyra e zv/kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.