Kuçi: EULEX-i do të jetë në Kosovë deri më 2014

Prishtinë, 25 prill - Misioni i EULEX-it nuk do ta përfundojë mandatin e përcaktuar lidhur me pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës. 
Ky mision do të jetë i pranishëm në Kosovë deri në vitin 2014, citon ka theksuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, pas mbledhjes së Qeverisë.
Kuçi e ka cilësuar si të suksesshme punën e këtij misioni në zbatimin e ligjit, duke thënë se ka pasur mundësi të bëjë edhe më shumë. 
Ai është shprehur se përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur ka të bëjë vetëm me ICO-në, kurse KFOR-i dhe EULEX-i do të vazhdojnë edhe për një kohë të kenë rolet e tyre ekzekutive, por duke fuqizuar institucionet kosovare. 
Zëvendëskryeministri Kuçi ka theksuar se qeveria e Kosovës do të nënshkruajë një marrëveshje me Bashkimin Evropian për punën e misionit të EULEX-it. 
Qeveria e Kosovës ka akorduar 970 mijë euro për rindërtimin e shtëpive në veriun e Mitrovicës dhe në Gjilan. 















