17 Janar 2025

Kuçi e Sardi bisedojnë për tërheqjen e investimeve italiane në Kosovë

Prishtinë, 18 tetor - Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim ambasadorin e Italisë, Piero Sardi.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kuçi e njoftoi ambasadorin Sardi për zhvillimet aktuale në vend dhe e falënderoi për përkrahjen që Italia po jep në vazhdimësi për Kosovën, veçmas në mbështetjen në proceset eurointegruese.

Zëvendëskryeministri Kuçi po ashtu ka falënderuar Italinë dhe ambasadorin për mbështetjen e tri prioriteteve të Qeverisë, integrimin në Bashkimin Evropian, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

Zëvendëskryeministri Kuçi, ka kërkuar bashkëpunim edhe më të ngushtë në implementimin e masave të dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Ambasadori i Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Sardi, theksoi rëndësinë e implementimit të masave të dala nga MSA-ja, duke e konsideruar si një instrument të rëndësishëm për reformim dhe integrim në Bashkimin Evropian. 

Zëvendëskryeministri Kuçi dhe ambasadori Sardi, në aspektin bilateral, diskutuan edhe për shtimin e përpjekjeve për bashkëpunim të thelluar në fushën e ekonomisë, me theks të posaçëm në krijimin e mundësive për tërheqjen e më shumë investimeve italiane në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)