19 Janar 2025

Kuçi: Do të tërhiqem nga posti i Ministrit të Drejtësisë

Prishtinë, 23 prill - Nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi ka thënë se Kadri Veseli ka kapacitetin njerëzor, intelektual, moral dhe politik për ta udhëhequr këtë parti politike.

Ai në intervistë për ‘Epokën e Re’ tha se do ta vazhdojë rrugën në të cilën Thaçi dhe të tjerët e sollën PDK’në si parti të parë dhe prijëse të proceseve të rëndësishme për vendin.

Kuçi ka thënë se në garën për kryetar të PDK’së mund të konkurrojë çdo anëtar i saj.

Kuçi ka folur edhe për riformatimin e kabinetit qeveritar dhe largimin e tij nga Ministria e Drejtësisë.

Tha se nëse ndodh riformatimi i kabinetit qeveritar, duhet të ndodh në të dyja këndet politike, edhe në PDK, edhë në LDK.

Kuçi ka bërë me dije se më nuk do ta drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.

“Mendoj se duhet të tërhiqem nga posti i ministrit të Drejtësisë. Por kjo nuk nënkupton se do të tërhiqem nga politika”, tha Kuçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)