19 Maj 2024

Kuçi diskutoi rreth implementimit të objektivave të MD-së

Prishtinë, 4 mars - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim të përbashkët me zëvendësministrat, Sekretarin e Përgjithshëm, drejtorët e departamenteve, agjencive dhe zyrave të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri Kuçi nga drejtorët ka kërkuar përkushtim më të madh, në mënyrë që të mos ketë lëshime eventuale gjatë punës. Ministri ka kërkuar po ashtu, që secili drejtor të përkushtohet në realizimin e objektivave kryesore të punës që i kanë paraparë për t’i realizuar gjatë këtij viti.

Ministri ka folur për rëndësinë e realizimit të programit legjislativ të Ministrisë së Drejtësisë të paraparë për këtë vit dhe punët në plotësim-ndryshimin dhe harmonizimin e ligjeve.

Ministri Kuçi ka kërkuar angazhim më të madh në informimin e opinionit publik lidhur me kompetencat dhe përgjegjësit e Ministrisë së Drejtësisë. Lidhur me këtë, ai tha se qytetarët duhet të jenë të informuar se Ministria e Drejtësisë është institucion i pavarur ekzekutiv dhe nuk ka asnjë kompetencë në gjykata dhe prokurori.

Ai është fokusuar edhe në rendësin e informimit të opinioni publik lidhur me krijimin dhe funksionalizimin nga Ministria e Drejtësisë të sistemit noterial dhe sistemit të ndërmjetësimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)