Kuçi: Brenda qershorit do të shpërbëhen strukturat ilgele serbe
Prishtinë, 24 prill - Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se brenda muajit qershor strukturat ilegale serbe të sigurisë, që prej vitesh kanë vepruar në komunat serbe në veri, parashihet të shpërbëhen.
Kuçi, që është edhe ministër i Drejtësisë,ka shprehur bindjen që pas dy muajsh edhe strukturat ilegale të drejtësisë do të integrohen në sistemin shtetëror. E ka thënë këtë tek ka folur për planin e implementimit të marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka treguar se plani implementues që ka Kosova shumë shpejt do të harmonizohet me Brukselin zyrtar.
Plani jonë implementues, i cili duhet të harmonizohet, parasheh veprime konkrete brenda 90 ditëve, ndërsa rezultate të prekshme para fundit të qershorit, i ka thënë gazetës Kuçi.