07 Maj 2024

Kuçi: Bashkëpunimi me EULEX dhe Zyrën e BE i shkëlqyeshëm

Prishtinë, 12 dhjetor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane i organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Zëvendëskryeministri Kuçi në fjalën e tij para këtij Këshilli, u fokusua në sfidat që dalin në fushën e sundimit të ligjit, në veçanti në sfidat e Ministrisë së Drejtësisë, të dala nga Raporti i Studimit të Fizibilitetit.

Duke folur për bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë me misionin e EULEX-it, Ministri Kuçi tha së bashkëpunimi me EULEX-in dhe Zyrën e BE-së ka vazhduar në mënyrë të shkëlqyeshme.

Në lidhje me mbështetjen e punës së Task-Forcës së Posaçme për Hetime, Ministri Kuçi tha së është ofruar zgjerimi i kompetencave prokuroriale të Task-Forcës së Posaçme për Hetime, duke ofruar bazën ligjore të duhur për punën e tyre brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Ministri Kuçi foli edhe për reformimet ligjore të gjyqësorit. Ai tha së janë në dialog me EULEX-in, Zyrën e BE-së dhe Komisionin Evropian, ku po shkëmbejnë pikëpamje për të adresuar kërkesa afatshkurtra dhe afatgjata, duke kërkuar rezultate më të larta në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministri Kuçi foli edhe për punët që janë duke u bërë në miratimin e Ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale. Ministri Kuçi tha së Ministria e Drejtësisë dhe ai personalisht kanë qenë të përkushtuar që projektligji në fjalë të miratohet brenda kohës së duhur.

Ai tha së Ligji ka kaluar leximin e parë në Kuvendin e Kosovës dhe tani është duke u shqyrtuar nga Komisioni për legjislacion, para dërgimit për lexim të dytë dhe miratimit përfundimtarë.

Në fund, Ministri Kuçi tha së Ministria e Drejtësisë ka adresuar dhe do të adresojë të gjitha rekomandimet e dala nga Raporti mbi Studimin e Fizibilitetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)