Kuadro të reja në AKR

Prishtinë, 23 prill - Aleanca Kosova e Re në një konferencë për media, sot ka prezantuar kuadro të reja të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre për t`u bërë pjesë e këtij subjekti politik.
Këto kuadro janë me kualifikim superior përfshirë edhe doktorë, magjistra dhe biznesmenë të njohur të Kosovës, të cilët i janë bashkuar AKR-së të bindur në vlerat e mëdha që përmban ky subjekt politik dhe lideri z. Behgjet Pacolli.
Në fjalimet e tyre ata pohuan se para se ta merrnin vendimin për të ju bashkuar AKR-së kanë parë një qasje shume serioze dhe të sinqertë të ketij subjekti, në zgjidhjen e problemeve reale që sot e preokupojnë vendin, ndaj dhe janë ofruar që të japin kontributin e tyre profesional dhe njerzor për ta quar Kosovën në mesin e vendeve të zhvilluara të botës demokratike. Thanë se nga lideret aktual i besojnë plotësisht vetem fjales dhe vizionit të Behgjet Pacollit ndaj dhe do të jenë pranë tij.
Personalitetet kryesore të këtij grupi të madh të aderuesëve do të jënë pjesë e kryesisë së degës së AKR-së në Mitrovicë, Prizren dhe Gjilan. Në të njejtën kohë ata do të inkuadrohen në departamentet e AKR-së në nivelin qendror
Lista e emrave:
1. Prof. Dr. Bejtush Gashi Mësimdhenes në UP dhe ekspert i fushes së sigurisë
2. Prof. Dr. Ismet Ibishi Profesor në fakultetin Xehtaro-Metalurgjik në Mitrovicë.
3. Prof. Dr. Florent Dobroshi Profesor në fakultetin Xehtaro-Metalurgjik në Mitrovicë.
4. Mr. Sc. Enver Bahtiu, Historian dhe ekspert i mbrojtjes së trashegimisë kulturore - Prizren
5. Mr. Sc Veton Rexha Ekonomist i diplomuar, i magjistruar në Belgjikë, në degën e marketingut. - Mitrovicë
6. Mr.sc. Vahid Qerimi, mësimdhënës në Universitetin mbretëror Iliria- Prishtinë
7. M.A. Dardan Sallaj Prizren
8. M.A. Hajrije Mustafa inzhiniere e mjedisit, është para magjistraturës në degën e teknologjisë ambientale - Mitrovicë
9. Rexhep Alidemaj Afarist i njohur - Mitrovicë
10. Remzije Sadiku Mësimdhënëse dhe udhëheqëse e shumë OJQ-ve., Mitrovicë
11. Mursel Gashi Profesor i makinerisë.-Mitrovicë
12. Myrvete Lipovica-Sylaj, Juriste - Gjilan
13. Hamdi Ajvazi Profesor i Filozofisë - Mitrovicë
14. Selvije Tupella Mjeke, ligjëruese e lëndës së Anatomisë në shkollën e mesme të mjekësisë në Mitrovicë.
15. Nora Prekazi Etnologe e diplomuar - Mitrovicë
16. Vedat Ibishi I diplomuar në teknologjinë e artikujve organik - Mitrovicë
17. Gazmend Asllani Basketbollist i Trepçës dhe Reprezentacionit të Kosovës.
18. Drilon Hajrizi Basketbollist në Reprezentacionin e Kosovës.
19. Ramadan Xhezairi, Prizren
20. Gëzim Ferati Student i Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv.
21. Ylber Gjoshaj Student i Fakultetit Teknik