Krystyna Marty Lang, ambasadore e re e Zvicrës në Kosovë
Bernë, 8 korrik - Departamenti i Jashtëm i Zvicrës përmes një komunikate njofton se duke filluar nga mesi i shtatorit, Përfaqësinë diplomatike të Zvicrës në Kosovë do ta udhëheqë ambasadorja e re, Krystyna Marty Lang. Zonja Marty Lang deri më tash ka qenë ndihmësja e parë e ambasadorit të Zvicrës në Peking, Kinë.
Titulli diplomatik i saj në Prishtinë do të jetë ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Kosovës.
Funksionin e ambasadorit të Zvicrës në Prishtinë, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, e ka ushtruar Lucas Beglinger.
Zvicra ka qenë njëri ndër shtetet që ka njohur ndër të parët shtetin e pavarur të Kosovës.