Kryeziu: Rikandidimi i Mustafës është fyerje për moralin e LDK-së
Prishtinë, 27 maj - Eqrem Kryeziu ka vlerësuar se zgjedhjet në LDK po mbahen për ta mbajtur Isa Mustafën në pushtet. Ai ka thënë se rikandidimi i Mustafës është fyerje për moralin e LDK-së.
Kryeziu për Epokën e re tha se mostransparenca, klientelizmi, nepotizmi dhe gënjeshtra e zëvendësojnë sot moralin e LDK-së.
Ai nuk ka dashur të komentojë kandidatët tjetër, por ka thënë se do të duhej një vullnet i mirë, imperativ, për ta ndaluar erozionin që e ka përfshirë LDK-në.