Kryeziu: Në dialogun me Serbinë nuk duhet të dërgohen frikacakët
Prishtinë, 10 janar - Ish nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, ka dyshime se koalicioni i drejtuar nga Mustafa e Thaçi nuk do të merret me zgjidhjen e problemeve.
Këtë koalicion ai e ka quajtur shpurë dhe, sipas tij, halli i saj i vetëm është si tu shmanget zgjidhjeve të problemeve.
Përshtypja ime është se kjo shpurë nuk do të merret me zgjidhjen e problemeve. Halli i saj i vetëm është si tu shmanget zgjidhjeve të problemeve, qoftë edhe me maskimin e tyre, qofshin ato probleme të brendshme a ndërshtetërore, ka thënë Kryeziu për Epokën e Re.
Kurse sa i përket dialogut me Serbinë, ai ka thënë se në këtë proces nuk duhet të dërgohen njerëz frikacakë, të komprometuar dhe të korruptuar.
Kjo çështje është agjendë e demokracisë perëndimore, por nuk do të thotë se në atë proces duhen dërguar njerëz frikacakë, të komprometuar e të korruptuar, është shprehur Kryeziu.