16 Janar 2025

Kryeziu mbështet kandidaturën e Isa Mustafes për kryeministër

Prishtinë, 8 shkurt - Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, e ka mbështetur publikisht kandidaturën e liderit të kësaj partie, Isa Mustafa, për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në këtë intervistë për “Epokën e Re”, Kryeziu ka vlerësuar se Mustafa është njeriu më i përshtatshëm për ta udhëhequr Qeverinë.

“Unë nuk njoh ndonjë njeri më të përshtatshëm, që është figurë publike, për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës sesa zotni Isa Mustafa. Ai ka një përvojë të madhe në aspektin menaxherial dhe profesional”, është shprehur Kryeziu.

E duke folur për dështimin e arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt, Kryeziu ka thënë se i ka mbetur merak se pse Kosovës nuk i ka ra fruthi PDK-AAK.

“Dëshiroja të kaloj edhe këtë fruth, këtë po e them si qytetar. Nuk e kaluam këtë fruth se pse nuk hymë në të. Nuk jam shumë i kënaqur pse nuk është bërë kjo punë se pse nuk e morëm fruthin”, tha Kryeziu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)