Kryeziu: Koalicioni PDK-AAK, duhet të ndodhë sa më shpejtë
Prishtinë, 8 dhjetor - Koalicioni mes PDK-së dhe AAK-së duhet të ndodhë sa më shpejtë, kështu ka vlerësuar deputeti i LDK-së, Eqrem Kryeziu. Ai ka thënë në një intervistë për Epokën e Re se Kosova praktikisht po humb një mandat.
Sipas tij, kjo është një gjë e keqe për Kosovën, sepse është humbur kohë.
Kosova po vonohet në zhvillimin e saj për shkak se një koalicion i mundshëm PDK-AAK është dashur të jetë në fillim të mandatit e jo tani, ka thënë Kryeziu.
Kryeziu ka thënë se nëse se dështon ky koalicion, atëherë LDK-ja do të jetë alternativa.
Trupi elektoral do ta vlerësoj si pozitive atë koalicion apo si negativ. Ky është shansi ynë, sepse ne jemi në dispozicion për të bërë diçka të mirë për Kosovën, ka thënë Kryeziu