Kryeziu: Isa Mustafa duhet të ikte nga LDK
Prishtinë, 3 nëntor - Ish-nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, i ka ftuar liderët politikë ta shikojnë interesin e Kosovës e jo interesin e tyre personal. Ai ka bërë me dije se vendit i duhet një qeveri stabile.
Kryeziu ka kritikuar për krijimin e mureve në mes të subjekteve politike pas zgjedhjeve, duke thënë se këto veprime janë shumë të dëmshme për Kosovën.
Ai e ka kritikuar liderin e LDK-së, Isa Mustafa, të cilin ka refuzuar ta quajë kryetarë.
Sipas tij, ai është vetëm qytetari Isa.
Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, ia ka rikujtuar Mustafës premtimin e dhënë para zgjedhjeve, se do të largohet nga kreu i partisë nëse do ti humbiste zgjedhjet.
/Epoka e Re/