07 Janar 2025

Kryetarja Osmani priti në takim lamtumirës shefen e Zyrës së BE-së Apostolova

Prishtinë, 23 korrik - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në takim lamtumirës shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në Kosovë.

Kryetarja Osmani e uroi Apostolovën për punën e shkëlqyer si përfaqësuese e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe për koordinimin efektiv ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BE-së.

Kryetarja Osmani pohoi se Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në aspiratën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas kryetares Osmani, gjatë misionit diplomatik të Apostolovës, prezenca e BE-së është ndjerë pothuajse në të gjitha fushat dhe asistenca nga BE-ja ka ndihmuar në adresimin e problematikave të ndryshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës në baza të përditshme.

Në mesin e tyre, Kryetarja e Osmani ka vlerësuar në veçanti edhe angazhimin aktiv të Apostolovës për fuqizimin e grave dhe avancimin e të drejtave të tyre.

Në fund, kryetarja Osmani i uroi Apostolovës suksese në angazhimin e mëtejmë dhe e siguroi atë që institucionet e Kosovës do të jenë mikpritëse ndaj shefes së re të Zyrës së BE-së në Kosovë për të vazhduar bashkëpunimin me BE-në.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)