23 Janar 2025

Kryetarja e Kushtetueses Arta Rama-Hajrizi e rehaton bashkëshortin në MD

Prishtinë, 24 qershor - Kryetarja e sapo emëruar e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama – Hajrizi, pas emërimit në postin e të parës në Kushtetuese, ka rehatuar bashkëshortin e saj në Qeverinë e Kosovës. Për t’i siguruar një vend pune në Ministrinë e Drejtësisë, është përkujdesur ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuqi.

Ai në ministrinë e tij, në postin e Udhëheqësit të Divizionit për Komunikim Publik, ka përzgjedhur Orhan Hajrizin.

Në njoftimin për përzgjedhjen e Orhan Hajrizit të Ministrisë së Drejtësisë, thuhet se përzgjedhja është bërë duke u bazuar në ligj dhe në numrin pikëve që ka fituar.

“Ministria e Drejtësisë, në bazë të Nenit 41, paragrafi 2 të Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, bënë njoftimin për shpalljen e rezultateve të procedurës së rekrutimit për konkursin e shpallur me datën: 30.04.2015, me numër reference: MD/DKP/30 – 04- 01 – 2015; Titulli i vendit të Punës: Udhëheqës i Divizionit për Komunikim Publik; Emri dhe Mbiemri: Orhan Hajrizi; Pikët e përgjithshme të fituara (me përqindje) : 83.45%”, theksohet në njoftim, shkruan Telegrafi.

Ndryshe, Arta Rama-Hajrizi postin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese e ka marrë nga Enver Hasani.

“Në seancën e mbajtur të enjten, sot në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë zgjedhur gjyqtaren, mr. sc. Arta Rama-Hajrizi, kryetar të ri të Gjykatës”.

Sipas një njoftimi të Gjykatës Kushtetuese, Gjyqtarja Arta Rama-Hajrizi do të marrë postin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës pasi të përfundojë mandati i kryetarit aktual, prof. dr. Enver Hasani, më 26 qershor 2015”, theksohet në njoftim.

Po ashtu Telegrafi ka kërkuar më shumë sqarime rreth konkursit, përkatësisht përzgjedhjes së Orhan Hajrizit, nga U.d e shefes së zyrës për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Drejtësisë, Saranda Salihu megjithatë, ajo nuk ka kthyer përgjigje edhe pse ka premtuar.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)