20 Janar 2025

Kryetari Veseli priti një grup studentësh nga Vjena

Prishtinë, 22 janar - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një grup prej 130 studentësh nga vende të ndryshme, që studiojnë për të drejtat e njeriut dhe demokratizimin në Universitetin e Vjenës.

Para studentëve, kryeparlamentari Veseli foli për të arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, vlerat e saj sociale, kulturore e politike, por edhe dhe sfidat me të cilat ajo ballafaqohet.

Gjatë fjalës së tij, kryetari Veseli u fokusua edhe në angazhimet e Kuvendit për përmbushjen e obligimeve që dalin nga përgjegjësitë kushtetuese të tij, si në hartimin një infrastrukture moderne ligjore të vendit, ashtu edhe në përfaqësimin e denjë qytetar dhe mbikëqyrjen e punës së institucioneve ekzekutive.

Kreu i Kuvendit potencoi orientimin euro-perëndimor të qytetarëve të Kosovës dhe përkushtimin maksimal të institucioneve të vendit për përfshirje sa më të shpejtë në strukturat euro-atlantike.

Studentët, nga ana e tyre, duke e falënderuar kryetarin Veseli për pritjen e ngrohtë, shfaqën interesim për çështje të ndryshme, që lidheshin aspekte zhvillimore të vendit tonë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)