18 Janar 2025

Kryetari Veseli dënon ashpër incidentin e sotëm në Kuvend

Prishtinë, 22 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dënon ashpër incidentin e izoluar në hollin e Kuvendit, ku një qytetar nga diaspora gjatë vizitës në ambientet e Kuvendit, ka hequr nga muri fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kujdesen për sigurinë në Kuvend, kanë reaguar menjëherë dhe pas kryerjes së hetimeve të nevojshme, fotografia e ish-presidentit Rugova është kthyer në vendin e saj.

Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i hapur për vizita nga të gjithë bashkatdhetarët tanë, por kërkon nga të gjithë vizitorët që gjatë qëndrimit në mjediset e Kuvendit, të respektojnë normat e sjelljes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)