Kryetari Mustafa uroi institucionet dhe qytetarët e Shqipërisë
Prishtinë, 24 qershor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka uruar popullin dhe institucionet e Shqipërisë me rastin e marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ky është një lajm shumë i mirë për institucionet, qytetarët e Shqipërisë dhe për shqiptarët kudo.
Shqipëria po përparon sigurt drejt integrimeve evropiane dhe ky është në fakt shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.
Ne urojmë qetetarët dhe institucionet e Republikës së Shqipërisë për këtë të arritur të madhe dhe zotohemi se do të punojmë shumë që edhe Kosova të përmbushë standardet për tiu bashkuar famijes së madhe politike evropiane, ka thënë kryetari Mustafa në urimin e tij.