Kryetari Mustafa takoi Howard Dean, Drejtor në Bordin e NDI
Prishtinë, 23 qershor - Kryetari Mustafa, Howard Dean, ish Guvernator dhe Drejtor në Bordin e Nacional Democratic Institute, Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore dhe Lindore në NDI dhe bashkëpunëtorët e tjerë.
Mustafa falenderoi ish Guvernatorin Dean për mbështetjen e përhershme dhe të gjithanshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë vendit tonë dhe paraqiti vizionin e LDK-së për të qeverisur vendin.
Në këtë takim, Mustafa dhe Dean biseduan për zhvillimet aktuale politike, mundësitë e bashkëpunimit në mes të LDK-së dhe NDI, përkrahjen për sundim të ligjit dhe zhvillim ekonomik si dhe perspektivën Europiane.
Dean falenderoi Kryetarin Mustafa dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për përkrahjen e vazhdueshme në ndërtimin dhe institucioneve të Kosovës.