19 Janar 2025

Kryetari Mustafa priti Kryetarin e PNDSh-së, Bujar Abdullahu

Prishtinë, 26 shkurt - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa takoi Kryetarin e Partisë Nacional Demokratike Shqiptare, z. Bujar Abdullahu, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e mëtejmë në mes të dy partive.

Në këtë takim, i cili u mbajt në vazhdën e takimeve që Kryetari Mustafa po mban me drejtuesit e partive të spektrit të djathtë të vendit, u bisedua edhe për përgatitjet që po bëhen për zgjedhjet e ardhshme nacionale, të cilat LDK-ja dhe PNDSh-ja vlerësojnë se duhet të mbahen në muajin qershor.

Po ashtu, liderët e LDK-së dhe të PNDSh-së u pajtuan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes dy partive. Me këtë rast, Kryetari Mustafa çmoi kontributin që ka dhënë PNDSh-ja në proceset e rëndësishme të lëvizjes sonë për liri dhe pavarësi. Në këtë kontekst, ai e vlerësoi edhe traditën e mirë të bashkëpunimit në mes të dy partive, e cila daton që nga koha e Presidentit Rugova.

Ndaj, edhe në këtë takim, u shtrua nevoja për shikimin e modaliteteve të forcimit të këtij bashkëpunmi, me qëllim që partitë e djathta, në këto zgjedhje, të korrin fitore sa më bindëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)