Kryetari Mustafa në Samitin e Liderëve të EPP
Prishtinë, 20 qershor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, akademik Isa Mustafa, dhe nënkrytarja, Teuta Sahaqija, morën pjesë në në Samitin e zgjeruar të EPP-ve, që u mbajt në Vienë.
Në rendin e ditës ishte përgatitja për Këshillin Evropian, që është planifikuar të mbahet më 27 dhe 28 qershor.
LDK-ja është e vetmja parti nga Kosova anëtare e EEP-ve, e grupimit më të madh të partive evropiane të qendrës së djathtë, si dhe grupimit më të madh politik në Evropë.
Partitë antëtare të EEP janë parti që qeverisin pjesën më të madhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe pjesën më të madhe të vendeve evropiane.