Kryetari Mustafa në Samitin e Liderëve të EPP
Prishtinë, 12 dhjetor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, me ftesë të Kryetarit të Partive Popullore Evropiane( EPP), Martens, ka udhëtuar sot drejt Brukselit.
Kryetari Mustafa pritet të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Partive Popullore Evropiane që do të mbahet nesër.
Është ky përfaqësimi i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës në forumin më të lartë të Partive Popullore Evropiane që nga anëtarësimi i saj në familjen e EPP.