22 Dhjetor 2024

Kryetari Konjufca priti në takim ambasadorin e Japonisë, Akira Mizutani

Prishtinë, 5 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani, me të cilin biseduan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Japoninë, zhvillimet politike në rajon dhe për agresionin e Rusisë në Ukrainë.

Me këtë rast, kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Mizutani dhe shtetin e Japonisë për përkrahjen e vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës në aspektin e zhvillimit të brendshëm ekonomik dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, duke shtuar se partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi mes shteteve tona po shënon gjithnjë e më shumë ngritje.

Kreu i Kuvendit dhe ambasadori Mizutani i vlerësuan shumë të mira marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehën vullnetin për avancimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve, me theks të veçantë në dinamizmin e bashkëpunimit në fusha me interes reciprok.​


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)