06 Maj 2024

Kryetari Kastrati organizon takime me qytetarë çdo muaj

Prishtinë, 24 janar - Për shkak të kërkesës së madhe të qytetarëve për t’u takuar  me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ky i fundit ka vendosur që të organizoj takime publike çdo muaj.

Sipas vendimit që është marrë, kryetari Kastrati së bashku me drejtorët komunalë do të takohet me qytetarë në çdo të tretën të enjte të muajit.

Kjo është vlerësuar si një mundësi e mirë për qytetarët që të jenë në rrjedha me të gjitha aktivitetet e komunës dhe në ndërkohë të shtrojnë problemet dhe hallet që kanë.

Kryetari Kastrati, thotë se në bazë të ligjit parashikohet që takimet më publikun të organizohen të paktën dy herë në vit, mirëpo ai ka vendosur që këto takime të mbahen për çdo muaj.

“Kam dhënë propozim që me qytetarë të kemi takime për çdo muaj. Ju falënderoj shumë që keni gjetur kohë me ardhur dhe mendoj se prezenca juaj këtu tregon se jeni  më të vërtetë të interesuar edhe për rrjedhat që janë tu u zhvillu në Mitrovicë. Tu dëgjojmë çfarë hallesh keni”.

Qytetarët e pranishëm në debat janë shprehur shumë të kënaqur me nismën e kryetarit. Naim Fejza, tha se kjo nismë duhet të jetë shembull edhe për kryetarët e komunave të tjera.  

 “E përshëndeti gjithë atë punë që kryetari me gjithë stafin ka realizuar punë të qëlluara sa kemi mundur me vërejt. Kanë mbetur shumë punë dhe projekte. Janë do gjëra që duhet i ketë parasysh Kuvendi Komunal”.

Qytetarët e pranishëm kanë kërkuar që të punohet në disa projekte të vogla që kanë mbetur nëpër lagjet e tyre. Ndërsa ankesat më të mëdha kanë qenë për strehim dhe punësim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)