Kryetari Junikut takoi Mustafën
Prishtinë, 15 prill - Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka takuar të mërkurën kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, nga i cili ka marrë mbështetje për projektet e komunës së Junikut.
Sot, takova kryeministrin e Kosovës, z. Isa Mustafa. E njoftova me zhvillimet e përgjithshme në komunën e Junikut. Kryeministri Mustafa shprehu gatishmërinë në përkrahje të projekteve zhvillimore për komunën e Junikut, ka shkruar Kuçi, në profilin e tij në Facebook.