Kryetari i VV-së merr pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste
\"Në këtë mbledhje të Këshillit janë duke u diskutuar vlerat dhe politikat social demokratike për një botë më të drejtë, më të barabartë me mirëqenie për popujt e mjedis të pastër, nevoja për ta mbrojtur demokracinë në vendet ku ajo është e rrezikuar si dhe fuqizimi i multilateralizmit drejt paqes së qëndrueshme\", thuhet në një komunikatë të LVV-së.
Këshillit dje iu drejtua edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili më herët ka qenë edhe kryetar i Internacionales Socialiste.
Kjo është hera e pestë që Lëvizja Vetëvendosje merr pjesë në mbledhjet e Internacionales Socialiste.