Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari fillon fushatën me homazhe
Skenderaj, 16 shtator - Sot në ditën e parë të fushatës parazgjedhore, në nderim të atyre që dhanë gjithçka për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari bashkë me kandidatët e Listës së Pavarur Bekim Jashari, do të bëjë homazhe tek komplekset memoriale të dëshmorëve dhe varret, bustet e pllakat përkujtimore të heronjve tonë.
Jashari nis homazhet nga vendi ku filloi Ideali ynë, kulla e Ahmet Delisë, për të vazhduar më pas tek kulla e Tahir Mehës, Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, kulla e Ilaz Kodrës, pllaka përkujtimore e Hasan Prishtinës në Polac, Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marinë, Kompleksi i varrezave në Qirez e Likoshan, Rezallë, Izbicë dhe komplekse, varre e vende tjera historike të komunës sonë.