Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka emëruar ekzekutivin e Komunës
Rahovec, 10 janar - Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i zgjedhur për të qeverisur komunën për periudhën katër vjeçare 2022-2026, ka filluar emërimin e stafit politik.
Fatmir Iska-Nënkryetar; Ali Morina-Shef i Kabinetit të Kryetarit; Besnik Hoti-Drejtoria për Administratë; Berat Duraku-Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural; Afrim Dina-Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport; Nora Boshnjaku-Drejtoria e Punëve Inspektuese; Saranda Sallteku-Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale; Avni Morina-Drejtoria Komunale e Arsimit; Afrim Limani-Drejtoria për Buxhet dhe Financa.
Albnor Mullaabazi-Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit; Erhan Morina-Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm; Afrim Oruqi-Drejtoria për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër dhe Përparim Krasniqi-Drejtoria e Shërbimeve Publike.
Ende nuk është emëruar drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.