Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë viziton Kosovën
Prishtinë, 10 janar - Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, sot do të qëndrojë në vizitë zyrtare njëditore në Prishtinë, një delegacion i Kuvendit Republikës së Maqedonisë, me në krye kryetarin, Trajko Veljanovski.
Ceremonia e pritjes së Veljanoski, do të bëhët, para hyrjes në ndërtesën e Kuvendit dhe ai do të takohet me kryetarin, Jakup Krasniqi, dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi e Veljanovski pritet të bisedojnë për bashkëpunimin e dy parlamenteve dhe për marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni edhe në fushta tjera.
Pas takimit të delegacioneve, Krasniqi dhe Veljanovski do të dalin në konferencë të përbashkët për media