Kryetari i Komunë së Ulqinit pritet në takim nga Shpend Ahmeti
Prishtinë 22 prill - Sot, Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, priti në takim një delegacion nga Komuna e Ulqinit, të prirë nga Kryetari , Nazif Cungu.
Në takim shumë miqësor u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në mes të dy qyteteve, sidomos në fushën e turizmit, por edhe në fusha tjera, si për shembull atë të legalizimit të objekteve, proces ky që është duke u zhvilluar Komuna e Prishtinës, e për të cilin ka nevojë edhe Komuna e Ulqinit, sidomos për objektet turistike.
Të dy kryetarët u dakorduan që të përcaktojnë temat e bashkëpunimit dhe në muajin maj të zhvillojnë edhe një takim në Ulqin ku do të fillojnë me hapa konkret.