Kryetari i AAK-se, uron SHBA-të për 4 Korrikun
Prishtinë, 3 korrik - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uron ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Christofer Dell, stafin diplomatik amerikan në Kosovë, pjesëtarët amerikanë të KFOR-it, popullin dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara.
Në këtë ditë të shënuar, ne ndajmë gëzimin me secilin amerikan, nderojmë pavarësinë e vendit që përgjithmonë ishte në mbrojtje të demokracisë, lirisë dhe humanizmit kudo në botë.
Populli i Kosovës do ti jetë përherë mirënjohës popullit dhe qeverisë së SHBA-ve për mbështetjen e dhënë vendit tonë, në përpjekjet tona të djeshme për të fituar lirinë dhe në këto të sotmet për të ndërtuar shtetin dhe demokracinë e vërtetë në Republikën e Kosovës, andaj festa e SHBA-ve është edhe festë e jona, thuhet në telegramin urues të kryetarit të AAK-së, Haradinaj, në prag të 4 Korrikut Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.