Kryetari Haradinaj takoi kandidatët e AAK-së për deputetë
Prishtinë, 10 qershor -Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot të gjithë kandidatët e AAK-së për deputetë të Parlamentit të Kosovës, që garuan në zgjedhjet e 8 Qershorit.
Haradinaj ka thënë se besimi i dhënë nga qytetarët e Kosovës do të jetë obligim yni që të sillemi përgjegjshëm në secilin veprim tonin të mëtejmë, pas zgjedhjeve.
Kryetari Haradinaj ka uruar të gjithë qytetarët e vendit për zgjedhjet, ndërsa ka falënderuar, gjithashtu, të gjithë ata që votuan për AAK-në, duke thënë se do ta çmojë e respektojë secilën votë të tyre.
Ju siguroj se ne si Aleancë do të vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm në skenën tonë politike, duke përfaqësuar si gjithmonë vlerat e vërteta që janë ndërlidhura me shoqërinë dhe shtetin modern, ka thënë kryetari Haradinaj.