Kryetari Haradinaj takoi drejtorin e Bordit të NDI, Howard Dean
Prishtinë, 23 qershor - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka takuar sot në selinë e AAK-së ish-guvernatorin dhe drejtorin e Bordit të Insitutit Nacional Demokratik (NDI), Howard Dean.
Kryetari Haradinaj dhe drejtori Dean, kanë bashkëbiseduar për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova, për bashkëpunimn e mëtejmë ndërmjet AAK dhe NDI, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe perspektivën evropiane të Kosovës.
Kryetari Harardinaj i ka shpjeguar z. Dean për përkushtimin e Aleancës në zhvillimet e mëtejme në vend, rolin e Aleancës në këto procese dhe angazhimet për zhvillimin demokratik të skenës sonë politike si dhe ndërtimin e institucioneve dhe të qeverisjes së qëndrueshme në Kosovë.