20 Janar 2025

Kryetari Haradinaj nderoi të rënët në Deçan

Deçan, 16 qershor - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot (e hënë) në Deçan, në 15-vjetorin e çlirimit të këtij qyteti.

I shoqëruar nga kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë, kryetari Haradinaj ka bërë homazhe dhe ka vënë buqeta lulesh para shtatoreve të heronjve të kombit, Luan Haradinaj e Sali Çekaj dhe te memoriali i dëshmorëve të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, në qendër të qytetit të Deçanit.

Kryetari Haradinaj, në këtë ditë të shënuar, është pritur edhe nga kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj dhe nga udhëheqja e gjerë e kësaj komuneje, në një takim të ngrohtë dhe shumë të hapur.

“Jemi sot bashkë në një ditë të veçantë për të gjithë ne, në 15-vjetorin e çlirimit të qytetit tonë. Sot i kujtojmë me respekt të gjithë ata që ranë për këtë ditë, dhe duke u përulur para kujtimit për veprën e tyre, ne marrim forcë e motivohemi që të ecim përpara dhe të punojmë më shumë në të mirën e e qytetit dhe të vendit tonë”, ka thënë kryetari Haradinaj, në takim me bashkëqytetarët e tij dhe udhëheqësit e Komunës së Deçanit, sot, në Ditën e Çlirimit të këtij qyteti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)