Kryetari Haradinaj loboi në Gjermani për futbollin kosovar
Prishtinë, 16 maj - Në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, kryetari Haradinaj u takua sot edhe me Zv. Presidentin e Federatës Gjermane të Futbollit - Deutsche Fußball-Bund (DFB), Z. Karl Rothmund.
Në takim, Z. Haradinaj e kërkoi mbështetjen e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) për anëtaresimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA si dhe për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit dhe të ngritjes së kualitetit të këtij sporti.
Nga ana e tij, Z. Rothmund premtoi se do të insistojë për kontakte edhe më të shpeshta ndërmjet federatave dhe klubeve nga të dy vendet, për anëtaresimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA si dhe për programe trajnimi për futbollistët e rinj dhe për trajnerët nga Kosova.
Në drekën zyrtare të shtruar nga Z. Rothmund ishte prezent edhe futbollisti i shquar me prejardhje nga Kosova, Adrian Nikçi, futbollist i Hanover'96.
Vizita e Kryetarit Haradinaj vazhdon edhe nesër, kur në Frankfurt të ketë takime të rëndësishme me udhëheqës të institucioneve financiare