Kryetari Bahtiri udhëton për në SHBA dhe Kanada
Mitrovicë, 11 prill - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka udhëtuar të premten për një vizitë zyrtare disaditëshe në SHBA dhe Kanada.
Gjatë vizitës së tij në Kanada, kryetari Bahtiri do të pritet nga kryetari i qytetit Edmonton, pastaj do të takohet me përfaqësuesit e Ministrisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Albertes në Kanada, me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Edmontonit, si dhe me përfaqësues të bizneseve të ndryshme.
Në New York të SHBA-ve, pasi që do të takoi një grup biznesmenësh, kryetari Bahtiri, do të ketë biseda pune në Lobin Shqiptaro-Amerikan, me liderë të tjerë të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, si dhe do të takohet me Kongresistin Joe Dio Guardi dhe zonjën Shirlei Cloyes, këshilltare për Ballkanin.
Po ashtu, kryetari Bahtiri do të ketë një intervistë të drejtpërdrejtë për Zërin e Amerikës, nga studio e Nju Jorkut.