22 Janar 2025

Kryetari Bahtiri shkarkoi gjashtë drejtorë të drejtorive komunale

Mitrovicë, 23 shtator - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me qëllim që ekzekutivi i komunës të jetë më efikas në realizimin e objektivave të parashtruara. ka shkarkuar gjashtë drejtorë të drejtorive komunale.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime dhe Infrastrukturë, Blerim Baurti (LDK), një ditë më parë dha dorëheqje e cila u pranua menjëherë nga kryetari Bahtiri.

Me këto shkarkime kryetari Bahtiri e ka bërë të qartë se koalicionin me partnerin qeverisës, që e kishte lidhur pas fitores së tij në zgjedhjet e fundit lokale, e që është LDK-ja, do ta vazhdoj, gjë që nënkuptohet nuk do të ketë koalicion me PDK-në, që ishte përfolur shumë.

Nga gjashtë drejtorët e shkarkuar, tre janë të LDK-së, dy të AKR-së dhe një i AAK-së.

Drejtorët e shkarkuar janë: Mensur Beqiri, drejtor për Mirëqenie Sociale, Besim Beka, drejtor për Kadastër, Enver Uka, drejtor për Mbrojtje të Mjedisit, Ardian Kavaja, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, Ajmane Barani, drejtoreshë e Drejtorisë për Arsim dhe drejtoreshën  e Drejtorisë së Shëndetësisë, Nexharije Pllana.

Kryetari Bahtiri ka kërkuar nga partneri qeverisës, LDK, që të propozoj emra tjerë, që duhet të jenë ekspertë dhe profesionistë të vërtetë, për t’i zëvendësuar drejtorët e shkarkuar,

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)