19 Janar 2025

Kryetari Bahtiri, emëron edhe tre Drejtorë të Drejtorive Komunale

Mitrovicë, 26 shkurt - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të mërkurën ka marrë vendim për emërimin e Gani Mustafës, drejtor i Drejtorisë së Prokurimit, Besim Bekën, drejtor i Drejtorisë për Gjeodezisë, Kadaster dhe Pronë dhe Mensur Beqirin, drejtor i Drejtorisë së Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenies Sociale.

Të emëruarit sipas vendimit për emërimin e drejtorëve do të ushtrojnë të gjitha detyrat dhe përgjegjësit e parapara me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Stautin e Komunës së Mitrovicës me rregulloret komunale dhe aktet e tjera nënligjore në fuqi, dhe në pajtim me udhëzimet strategjike dhe politike të Kryetarit të Komunës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)