10 Janar 2025

Kryetari Ahmeti fton qytetarët që të respektojnë kufizimin e lëvizjeve

Prishtinë, 24 mars - Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar qytetarët që të respektojnë masat e marra nga Qeveria, përfshirë edhe kufizimin e lëvizjeve.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë që ata që e kanë të domosdoshme paraqitjen në vend të punës “të shkojnë para orës 10:00 dhe kthehen në shtëpi pas orës 16 deri në 20”.

“E këtë nuk ua patëm borxh, ama bash hiq! Qytetarë të Prishtinës, vazhdojmë të merremi me sëmundjen. Nesër #rriNshpi sa më shumë që mundeni e posaçërisht në oraret e kufizuara sipas vendimit të Qeverisë. Ju që e keni të domosdoshëm paraqitjen në vend të punës, shkoni para orës 10:00 dhe kthehuni në shtëpi pas orës 16 deri në 20.

S’keni nevojë me testu institucione për shkak të konfliktit politik që po ndodhë. Më dëgjoni, ruani vetën dhe familjet. Duhet ta ngadalësojmë virusin. Derisa të shtyhen në Gjykatë Kushtetuese mendoni veç për komunitetin se prapë te kjo betejë do kthehemi. Sonte fleni të qetë”, ka deklaruar Ahmeti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)