19 Janar 2025

Kryetarët e rinj në veri do të respektojnë Kushtetutën e Kosovës

Prishtinë, 18 dhjetor - Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e rregullt të qeverisë ka njohur kabinetin qeveritar se pas përfundimit me sukses të zgjedhjeve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe zgjedhjes së kryetarëve të rinj në komunat e Kosovës, është duke zhvilluar takime me shumicën e kryetarëve të komunave të spektrit të ndryshëm politik dhe etnik, nga hapësira e gjithë territorit të Republikës së Kosovës.

“Është shumë me rëndësi që organizimi i zgjedhjeve edhe në veri të vendit, ka shkuar plotësisht në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Mund të them se nga të gjitha takimet me kryetarët e komunave, të spektrit të ndryshëm politik por edhe etnik, shprehet gatishmëria dhe zotim i plotë që të bashkëpunohet ngushtë me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kryetarët e rinj që janë zgjedhur, në veri dhe jug, do të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, mbi të cilat edhe janë zgjedhur”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri ka ftuar ministrat e Qeverisë së Kosovës, që të ofrojnë bashkëpunimin më të mirë të mundshëm për të gjithë kryetarët e komunave, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)