Kryetarët e Grupeve Parlamentare bëjnë thirrje për përmirësim të procesit zgjedhor
Prishtinë, 11 prill – Sot, Kryetarët e Grupeve Parlamentare kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të shprehur gatishmërinë dhe angazhimin e tyre për të përmirësuar dhe forcuar procesin zgjedhor. Në këtë drejtim, Kryetarët e Grupeve Parlamentare kanë rënë dakord të themelojnë një komision ad hoc parlamentar për të përmirësuar dhe përforcuar procesin zgjedhor duke adresuar rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE që janë lëshuar që nga viti 2013.
Kryetarët e Grupeve Parlamentare do t’i propozojnë Kuvendit të krijojë një Komision ad hoc në një nga seancat e ardhshme plenare. Ata gjithashtu, kanë rënë dakord që në kuadër të Komisionit ad hoc parlamentar të formojnë një grup punues këshillues të ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët u zhvillua në prani të EUSR/Shefes së Ambasadores Apostolova të BE-së dhe Ambasadorit Braathu, Shef i Misionit të OSBE-së. Kryetarët ë Grupeve Parlamentare ftuan të dy institucionet për të mbështetur dhe ndihmuar përpjekjet e tyre për të përmirësuar kornizën legjislative zgjedhore.