Kryesuesja e OSBE-së dhe Ndihmëssekretarja e OKB-së do ta vizitojnë Kosovën
Barazia gjinore dhe pjesëmarrja e grave në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes gjatë viteve të fundit do të jenë gjithashtu në rend të ditës, duke reflektuar mbi strategjitë e suksesshme për përfshirjen dhe fuqizimin e grave, si dhe mbështetjen e grave të reja në punën për ndërtimin e paqes dhe parandalimin e konflikteve, drejtësinë tranzicionale si dhe arritjen e potencialit të grave në ndërtim të mirëbesimit.
Temat e tjera të vizitës janë zbatimi i reformave strategjike të Kosovës, përpjekjet anti-korrupsion, zgjedhjet lokale, integrimi gjyqësor, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave që i përkasin komuniteteve si dhe tejkalimi i pandemisë.
Ministrja gjithashtu do të diskutojë çështje që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe rolin e OSBE-së në të.
Kryesuesja Linde dhe Ndihmëssekretarja e Përgjithshme / Zv.Drejtorja Åsa Regnér do të takohen me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz. Kryesuesja do të takohet edhe me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakić. Linde dhe Regnér do ta takohen edhe me stafin e Misionit të OSBE-së në Kosovë si dhe do të vizitojnë projektet në terren.
Një takim i nivelit të lartë do të organizohet me organizatat që mbështesin të drejtat e grave dhe organizatat e shoqërisë civile për të diskutuar dhe shkëmbyer qasjet për avancimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë në Kosovë.
Më 8 korrik, në ora 13:40, pas takimit në Bibliotekën Universitare të Kosovës, Linde dhe Regnér do të flasin para mediave. Për hollësi në lidhje me konferencën për shtyp, ju lutemi kontaktoni [email protected]