Kryesuesi i radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau viziton Kosovën
Prishtinë, 15 korrik - Kryesuesi i radhës i OSBE-së, ministri polak i Punëve të Jashtme, Zbigniew Rau, po qendron në vizitë zyrtare në Prishtinë për t’u takuar me liderë politikë dhe për të diskutuar rreth angazhimit të Polonisë në rajon si kryesuese e radhës OSBE-së.
Ministri Rau do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani, Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.
Pjesë e rendit të tij të ditës janë dhe takimet me udhëheqësit e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe me Grupin e Trajnuesve, grup ekspertësh të të drejtave të njeriut i themeluar nga OSBE.
Ai do të vizitojë po ashtu dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që mbështetet nga OSBE dhe Polonia.