Kryesues i Këshilltarëve Komunal të LDK-së në Podujevë bashkohet Vetëvendosjes
Podujevë, 26 shkurt - Sot, Lëvizjes Vetëvendosje! i është bashkuar, Avni Fetahu, asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës dhe Kryesues i Këshilltarëve Komunal të LDK-së në këtë komunë.
Avniu është magjistër në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
"Përvoja, dija e tij dhe profesionalizmi i Avni Fetahut do t’i shërbejë shumë Lëvizjes sonë, si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qëndror", thekson LVV.
Avni Fetahu ka pervojë të gjatë menaxheriale duke qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik si dhe drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Podujevës. Ka marrë pjesë në shumë vizita studimore dhe në konferenca ndërkombëtare.
Avniu është mësimdhënës në Shkollën Ekonomike “Isa Boletini”. Është i martuar dhe prind i 5 fëmijëve.