Kryesia vendosi të krijojë grupin e miqësisë Kosovë-Itali
Pjesa e parë e mbledhjes është rezervuar për dy pikat zakonshme të seancave të rregullta: deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës.
Në vazhdim do të shqyrtohen për herë të dytë: Projektligji për ndihmë juridike falas, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-001 për përfitimin e ish-zyrtarëve të lartë, Projektligji për Akcizën në Produktet e Duhanit, si dhe Projektligji për forenzikën.
Në të njëjtën seancë, ndërkaq, do të shqyrtohet edhe Propozimvendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarit në Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Kryesia në mbledhjen e sotme ka vendosur të krijojë grupin e miqësisë Kosovë-Itali, si dhe ka kërkuar funksionalizimin e grupeve ekzistuese të miqësisë, duke mbështetur idenë për krijimin e grupe të tilla për më shumë vende të rajoneve të ndryshme të botës.
Kryesia ka mbështetur nismën për shënimin e 10-vjetorit të punës së Kuvendit të Kosovës.
Anëtarët e Kryesisë janë njoftuar lidhur me vizitën e realizuar të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në Parlamentin e Skocisë, nga 19-23 shtator 2011.