Kryesia vendos sot për seancën e jashtëzakonshme të kërkuar nga Haradinaj
Prishtinë, 6 mars - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e kryeministrit, Ramush Haradinaj për seancë të jashtëzakonshme.
Kryeminstri Haradinaj ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin e dytë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegaconit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.
Po ashtu edhe në ketë seancë do të shqyrtohet edhe platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve